08 – 10 Mars 2024
Dijet, vendimet dhe veprimet e duhura janë ato që e bëjnë të mundur rritjen e biznesit tuaj, pavarësisht sfidave aktuale. Programi “Mjeshtëro Biznesin” është shumë më tepër se një konferencë për rritjen dhe zhvillimin e biznesit.
“Mjeshtëro Biznesin” synon t’ju pajisë me njohuri, mjete, praktika dhe strategji për rritje të qëndrueshme dhe afatgjatë.
“Mjeshtëro Biznesin” është një program i ideuar për sipërmarrësit, drejtuesit dhe këdo që dashuron biznesin dhe ka pritshmëri dhe standarde individuale shumë të larta.
Vasili është një sipërmarrës i cili ka themeluar dhe është aksioner në mbi 15 kompani të suksesshme me aktivitet në Shqipëri dhe Ballkanin perëndimor.
Vasili përvojën e tij 32 vjeçare në biznes e ka pasuruar me mësim të parreshtur nga ekspertët më të mirët në nivel global. Autor dhe bashkëautor i nëntë librave me tema për suksesin në biznes dhe zhvillimin personal.
Motivues, folës publik, inspirues, trajnues në Agna Leadership Akademy.
Ideator i event-trajnimit më të madh në rajon “Rruga Drejt Suksesit” dedikuar suksesit personal dhe profesional.
Është nominuar disa herë si sipërmarrës i vitit. Vasili renditet ndër 10 sipërmarrësit më të pasur dhe me më shumë influencë në Shqipëri.
Kompanitë e tij punësojnë më shumë se 1,500 persona.
“Mjeshtëro biznesin” është një event-trajnim tre ditor me përvojë ndërvepruese që do t’ju ndihmojë të kuptoni faktorët bazë që ndikojnë në rritjen e biznesit tuaj dhe si t’i mjeshtëroni dhe implementoni ato menjëherë për sukses në biznes. Tregu me dinamikat e tij i vendos sipërmarrësit nën trysninë e marrjes së vendimeve të duhura në një kohë sa më të shkurtër. Kjo bëhet e mundur vetëm falë harmonizimit të njohurisë së përditësuar, mendësisë së duhur, sistemeve, mjeteve dhe përvojës. “Mjeshtëro Biznesin” është një program dijesh, parimesh, bindjesh dhe praktikash që e mundëson këtë.
Për të gjithë sipërmarrësit apo drejtuesit e bizneseve që janë përkushtuar me mish e shpirt për t’i çuar kompanitë e tyre në një nivel të paarritur më parë dhe për ata që aspirojnë të bëjnë sukses në botën e biznesit.
Ky program është i vlefshëm për ty nëse:
Njihu me praktikat më të mira falë të cilave mund të dallosh problemet ende të pazgjidhura, sfidat apo tendencat me të cilat përballet biznesi yt. Duke mjeshtëruar aftësinë e këqyrjes së biznesit përmes një prizmi më strategjik, do të zbulosh cilat janë prioritetet më urgjente dhe cfarë duhet të bësh që të përshpejtosh suksesin.
E ardhmja skalitet nga veprimet dhe identiteti yt aktual, e jo nga dëshirat e tua. Zbulimi, fuqizimi dhe përkujdesja për avantazhin tënd konkurrues është përcaktues në rrugëtimin drejt sukseseve të së ardhmes.
Biznesi është si një organizëm i gjallë ku mirëfunksionimi i çdo pjesë të tij është vendimtar për mbijetesën e deri tek lulëzimi i tij. Që kjo të ndodhë, krijimi dhe zhvillimi i sistemeve që garantojnë mjedis të shëndetshëm dhe nxitës për rritje është domosdoshmëri.
Ne po sjellim ekskluzivisht për ju një grup ekspertësh të përkushtuar për të ndihmuar sipërmarrësit e rinj apo me eksperiencë, si edhe ata që kanë një aspiratë të tillë.
Folësi kryesor
Sipërmarrës i suksesshëm, autor librash, filantrop, synon rritjen e biznesit përtej Ballkanit, investon vazhdimisht në zhvillimin e vetes dhe kontribuon parreshtur për komunitetin.
Vasili është një sipërmarrës i cili përgjatë 31 viteve ka themeluar dhe është aksioner në mbi 15 kompani të suksesshme me aktivitet në Shqipëri dhe Ballkanin perëndimor, e gjitha duke përvetësuar parimet dhe ligjet e suksesit në biznes, mentalitetin e më të mirëve dhe duke i ndarë ato me të tjerët.
Energjia, përkushtimi, ambicja dhe besimi për sukses e ka shoqëruar që prej ditës së themelimit të kompanisë tij të parë e deri më sot në krye të Agna Group, e cila edhe mbas 31 vitesh është kompania numër 1 në FMCG në Shqipëri, me më shumë se 1,500 punonjës.
Vasili përvojën e tij 31 vjeçare në biznes e ka bashkëshoqëruar me mësim të parreshtur nga më të mirët në nivel global. Ai është diplomuar për Financë në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe Master në Administrim Biznesi (MBA) në Universitetin e New York-ut në Pragë. Ndër vite ka ndjekur dhe ka marrë pjesë në programe të shumta trajnimi mbi zhvillimin personal, shitjet, lidershipin, marketingun, menaxhimin, etj, të zhvilluara nga trajnues të famshëm si: Philip Kottler, Brian Tracy, Jack Canfield, Tony Robbins, John C. Maxwell, Ken Blanchard, Bruce Lipton, Tom Hoping, etj.
Vasili është themelues dhe kryetar i Bordit Drejtues të “Agna Leadership Academy”. Ai lekton dhe trajnon për tema si: lidership, menaxhim, komunikim, mentalitet pozitiv, shitje, marketing, etj.
Përvojën dhe njohuritë e tij i ka sjellë si autor dhe bashkëautor në nëntë libra që trajtojnë tema të rëndësishme për suksesin në biznes dhe jetën personale, si: “Sjelljet e pëlqyeshme dhe mençuria në komunikim”, “Rruga jonë, rruga e suksesit në biznes”, “Vlerat bazë dhe bindjet për sukses”, “Si të bëhesh profesionist në shitje”, “Komunikimi dhe puna në skuadër”, “Menaxhimi i kohës dhe vetëdisiplina”, “Mendimi pozitiv dhe vetëbesimi”, “Roli i marketingut dhe kreativiteti”, “Ligjet e suksesit dhe burimet njerëzore”.
Sot, si sipërmarrës, si themelues dhe CEO i Agna Group, si ideator, krijues dhe lektor në Agna Leadership Academy, si trajnues i mbi 18,000 personave, dëshirat dhe ëndrrat shkojnë përtej arritjes personale. Sfida e brendshme e Vasilit është të kontribuojë për ta bërë komunitetin ku jetojmë çdo ditë, një vend më të mirë.
Pas 31 vitesh përvojë në biznes, por edhe investimi të parreshtur në njohuri, me besimin e patundur tek rëndësia e të qënit nxënës i përjetshëm çdo ditë dhe prej kujtdo, e kryesisht prej mësuesve më të mirë rajonalë e botërorë, Vasil Naçi ka zgjedhur të kontribuojë dhe ndajë me publikun e gjerë eksperiencën dhe mësimet e tij në biznes dhe në jetë, si mënyra më e çmuar dhe me rezultat afatgjatë për suksesin e çdo individi dhe organizate. Për këtë, që prej vitit 2016 ka krijuar dhe zhvillon programin e trajnimit dedikuar suksesit personal dhe profesional “Rruga Drejt Suksesit” me mbi 14,800 pjesëmarrës.
Financa & Fuqia e analizave financiare
Doktor i shkencave prej vitit 1991 dhe Profesor prej vitit 1999. Autor librash dhe trajnues rreth temave ekonomike. Kryetar i Shoqatës së Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë.
Sjell një kombinim unik 42 vjeçar të ekspertizës së shkëlqyer akademike me përvojën e drejtpërdejtë në prakikat e biznesit, si Drejtor Finance dhe si Drejtor i pergjithshëm.
I diplomuar për Kontabilitet në Universitetin e Tiranës, vazhdoi studimet pasuniversitare (MBA) në Universitetin e Poitiers (PUATJE) Francë, në Institutin e Administrimit të Ndërmarrjeve.
Karrierës së tij 32 vjeçare akademike e nisur si pedagog e më pas si profesor në Fakultetin e Ekonomisë të UT, për Drejtimin Financiar të Ndërmarrjeve dhe si profesor për mbi 22 vjet në Universitetin e Poitiers (Puatje), Francë, i shtohen edhe lektimet e shumta në universitetet e Prishtinës, Shkodrës, Korçës, si dhe në institucione të ndryshme vendase.
Kontributi i tij akademik ndërthuret ngushtësisht me përvojën e gjatë në punë duke filluar si ekonomist, e më pas drejtues në sektorin bankar, në ndërmarrje dhe institucione të ndryshme, deputet, ministër i turizmit, e deri tek drejtimi i Shoqatës së Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë, si dhe i Projektit Erasmus Plus KA107, financuar nga Bashkimi Europian.
Prof. Sherifi është autor i 32 librave ekonomikë të botuara në Shqipëri dhe në Francë për ekonominë, si dhe është vlerësuar me diploma të ndryshme nga qeveria shqiptare dhe universitete të ndryshme.
Inovacioni Strategjik
CEO e Akademisë Mendimi Krijues dhe Inovacionit
Julia është një akademike, gazetare, sipërmarrëse dhe mendimtare kreative. Ajo drejton Akademinë e Mendimit Krijues, duke ndihmuar organizatat të krijojnë shprehitë dhe kapacitetet inovatiove, si dhe të përqafojnë një kulturë të udhëhequr nga kreativiteti.
Karriera e saj filloi në botën akademike me një Ph.D në Gjuhësi dhe duke u zhvendosur në gazetari, duke punuar për BBC për 17 vjet si transmetuese, producente, redaktore dhe udhëheqëse e lartë. Pas një shkëputjeje për studime njëvjeçare në Sipërmarrje dhe Inovacionin e Mendimit Krijues në CSM dhe London Business School, ajo bashkëthemeloi dhe menaxhoi Konsorciumin e Kërkimit të Ardhmërisë së Punës, si dhe themeloi Akademinë e Mendimit Krijues.
Julia ka punuar me më shumë se 100 kompani nga fusha dhe industri të ndryshme. Julia lekton “Mendimin dhe Strategjinë e Paramendimit Krijues” në Universitetin Loughborough të Londrës dhe në “Përshpejtuesin e Mendimit Krijues” në Central Saint Martins, Universiteti i Arteve, po në Londër. Ajo jeton në Londër.
Transformimi Dixhital
Sipërmarrës, CEO i “DM Consulting”, MBA WIU dhe DeVry UCH, SH.B.A.
Dritan Mezini është sipërmarrës, themelues dhe drejtor ekzekutiv i kompanisë “DM Consulting Services” në Shqipëri dhe Kosovë, bashkë-themelues i portalit online të punës dhe karrierës duapune.com. Me një përvojë të pasur mbi 27 vjet, Z. Dritan Mezini sjell ekspertizë të plotë në fushën e sipërmarrjes, transformimit dixhital, të tregtisë elektronike, menaxhimit të projekteve, si dhe të burimeve njerëzore.
I diplomuar nga Universiteti i Tiranës në degën e Informatikës, ai gjithashtu mban dy diploma Master – në Administrim Biznesi me përqendrim në Menaxhimin e Sistemeve të Informacionit nga Universiteti i Illinoisit Perëndimor (WIU) në Macomb, IL, SHBA dhe në Menaxhimin e Projekteve nga Keller Graduate School of Managment, në DeVry University of Chicago, IL, SHBA.
Dritani ka eksperiencë në disa drejtime në fushën e transformimit dixhital dhe inovacionit, si sipërmarrës, si konsulent në sektorin privat dhe publik, si trajner, si drejtues i shoqatës së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, si themelues i një startup siç ështe portali duapune.com, si anëtar i disa grupeve të punës pranë EU-së për teknologji moderne dhe më gjerë.
Dritan është një anëtar aktiv i disa shoqatave profesionale dhe të biznesit. Ai është alumni i programit të shkëmbimit Fulbright dhe ILVP, mban pozicionin e Drejtorit Ekzekutiv të Shoqatës së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të Shqipërisë (AITA), anëtar bordi i Shoqatës të Konsulentëve, anëtar Bordi i Protik, Kryetar Bordi i shkollës së mesme profesionale “Gjergj Canco”, si dhe trajner pranë disa akademive aktive në vend.
Dritan Mezini është folës publik dhe trajner i spikatur në fushën e përdorimit të teknologjisë për një biznes të sukseshëm, si brenda ashtu dhe jashtë vendit.
Marketingu & Brandi
Dr. Alma Bici është Drejtoreshë e Marketingut dhe PR në Agna Group. Si eksperte marketingu, ajo ka më shumë se 19 vjet eksperiencë në biznes dhe 16 vjet experiencë në botën akademike. Ka përvojë të gjatë në ndërtimin dhe menaxhimin strategjik të brandeve përmes ndjekjes së trendeve të biznesit, kuptimit dhe analizimit të sjelljes konsumatore dhe kanaleve të marketingut dhe ndërtimit të strategjive 360 gradë të komunimimit.
Alma Bici ka doktoraturë në marketing nga Universiteti i Bradfordit, Shkolla e Menaxhmit (2019), pjesë e një grupi elitar të shkollave të biznesit në botë me ‘akreditim të trefishtë’ - AACSB, AMBA and EQUIS. Eshtë specializuar në komunikim stratagjik në Universitetin e Leicesterit , UK (Master i Shkencave, 2003), me bursën Chevening. Specializuar në Digital Marketing në Said Business School, Universiteti i Oksfordit, UK, 2021.
Prej vitit 2005 Dr. Alma Bici ka lektuar pranë Universtitetit të New Yorkut në Tiranë, në programet universitare dhe MBA lëndët: Menaxhimi i Marketingut, Sjellja Konsumatore, Marrëdhëniet me Publikun, Marketing Ndërkombëtar dhe Kërkimi Marketingu. Alma është bashkëautore e 4 librave në Agna Leadership Academy.
Shitja & Mjetet e optimizimit të saj
Drejtor Komercial i Agna Group
Si Drejtor Komercial i Agna Group dhe njohës shumë i mirë i botës së shitjeve, Arti sjell një përvojë mbi 27 vjeçare që nga shitja dhe menaxhimi i brandeve, zbulimin, studimi i tregjeve dhe negociatat strategjike, tek drejtimi i divizioneve dhe kompanive të ndryshme në industrinë e produkteve të konsumit të shpejtë.
I diplomuar për ekonomi në universitetin “Fan Noli” Korçë, vijoi studimet pasuniversitare MBA në universitetin New York të Pragës, Çeki, ndjekur këto studime edhe nga trajnime dhe kurse të ndryshme në fushat e biznesit.
Arti ka skalitur aftësitë e tij shumë të mira të komunikimit dhe lektimit jo vetëm përmes negociatave dhe si drejtues shitje, por edhe falë lektimit në trajnime, konferenca dhe si lektor në Agna Leadership Academy.
“Mjeshtëro Biznesin” është një program që të fuqizon të kesh një kontroll më të mirë mbi biznesin tënd, të rrisësh ndjeshëm fitimet, të rritësh biznesin në mënyrë të qëndrueshme dhe të bëhesh Zot i kohës dhe jetës tënde. Gjithçka do të ndodhë me ndihmën e disa ekspertëve nga më të mirët në biznes, inovacion, shitje, marketing, financë, transformim dixhital dhe lidership, në vetëm tre ditë. Kjo është një mundësi që NUK DUHET HUMBUR!