Mjedisi ku do të zhvillohet ky event-trajnim është për t’u përcaktuar.

Çmimi për grup do të varet nga numri i pjesëmarrësve dhe koha e blerjes së biletës. Për bileta në grup lutem kontaktoni me përfaqësues të “Mjeshtëro Biznesin” në numrin +355 67 303 0300.

Ndarja e vetme që u bëhet vendeve gjatë eventit lidhet përkatësisht vetëm me platenë “Gold/VIP” dhe “SILVER”.

Brenda sektorëve nuk do të ketë vende të numërtuara. Mund të uleni ku të dëshironi në platenë tuaj.

Numri i vendeve në sektorin “GOLD/VIP” është i kufizuar në 150 bileta.

Është menduar që programi të mos shpërndahet paraprakisht, pasi Vasili është plotësisht i bindur tek fuqia e përkushtimit tërësor. Vetëm ndjekja e plotë e tij, do të mundësojë përfitimin maksimal për ju dhe biznesin tuaj. Gjatë tre ditëve të programit do të zhytesh plotësisht në mënyrën si funksionon biznesi yt, do të vlerësosh statusin e tij aktual, çfarë synon të arrish, si dhe strategjitë që do e bëjnë të mundur këtë. Në përfundim të “Mjeshtëro Biznesin” do të zotërosh shtysat që e çojnë biznesin përpara dhe me zbatimin e tyre do prekësh ndryshimin e kërkuar. Vizito seksionin “ÇFARË ËSHTË “Mjeshtëro Biznesin”” për të mësuar më shumë për këtë.

PO! Ju mund të kryeni pagesat e nevojshme në të gjitha filialet e BKT (Banka Kombëtare Tregtare), në llogari të ON TIME CONCEPT A-C-S:

  • IBAN Euro: AL9420511014787273CLPRCFEURA
  • Numër llogarie: 401787273
  • Kodi SWITF: NCBAALTX.

Ju gjithashtu mund të kryeni transferta prej bankave të tjera në drejtim të llogarisë së lartpërmendur në BKT. Më pas ju do të kontaktoheni nga shërbimi i klientit i cili do t’ju pajisë me biletën tuaj elektronike.

Një mënyrë tjetër është ta merrni biletën tuaj elektronike duke paguar me kartë debiti ose krediti duke klikuar në faqen e eventit www.mjeshterobiznesin.com, ose në adresën www.easypay.al/liveevents/mjeshterobiznesin.

Për blerje bilete me para në dorë (cash) mund të paraqiteni pranë pikave Easypay ose MeyRealty.

Bileta e event-trajnimit “Mjeshtëro Biznesin” do të jetë elektronike me një kod identifikimi unik dhe do t’ju vijë në adresën tuaj pas kryerjes së pagesës.

Po. Për çdo pjesëmarrës do të jetë në dispozicion broshura e trajnimit dhe mjetet e shënimit, të cilat do të merren në momentin e regjistrimit. Mbaj parasysh që ato janë unike dhe nuk mund t’i zëvendësoni.

Sigurisht që po. Vasili është folësi kryesor dhe do të jetë në skenë gjatë çdo dite. Në programin tonë “Mjeshtëro Biznesin” ne kemi 4 folës të ftuar nga më të mirët e fushave të tyre, të cilët janë ftuar personalisht nga Vasili.

Standardi i programit “Mjeshtëro Biznesin” është tre ditë përkushtimi tërësor. Vasili synon arritjen e rezultateve prej çdo pjesëmarrësi çka nënkupton që programi i çdo dite do zgjasë aq sa të jetë e nevojshme që grupi të arrijë objektivat. (Për ne është shumë e rëndësishme të kesh kthim sa më të lartë të investimit që ke bërë.)

Jo. Në “Mjeshtëro Biznesin” çdo gjë fillon nga fillimi, duke e analizuar me kujdes fazat e zhvillimit të biznesit. Gjithsesi është e volitshme të jesh një njeri i biznesit (sipërmarrës, drejtues, punonjës në karrierë), që kërkon të përmirësojë në mënyrë radikale kompaninë e tij. Nëse je një aspirant që synon të kesh një ditë biznesin tënd, ne të nxisim fuqimisht të marrësh pjesë që të mund të njihesh paraprakisht me strategjitë dhe mjetet e nevojshme.

Ejani ju.

Ne do t’ju pajisim me materialin tuaj të eventit, si dhe me dokumentat identifikues sipas sektorëve. Nëse keni tendencë të mbani shumë shënime mund të sillni ndonjë bllok tjetër për shënime. 

Kujtesë: Si mjet identifikimi do të shërbejë bileta juaj. Lutemi ta plotësoni me emrin tuaj në mënyrë të qartë dhe pa gabime, sepse ajo pjesë e biletës do të bëhet pjesë e dokumentit tuaj identifikues.

PO!

Ne kemi një seri librash të përzgjedhur për shitje, të cilët mund t’i blini përpara dhe në përfundim të eventit.

Për ju gjatë gjithë kohës së zhvillimit të eventit do të jenë të disponuneshëm ujë Sping 0.5l dhe Glina 0.5l.

Duke qenë se ky event do të jetë ndryshe nga gjithë të tjerët që këni marrë pjesë, më shumë muzikë, lëvizje dhe ndërveprim, ju sugjerojmë të visheni në mënyrën që të ndiheni më konfort me këto aktivitete. Mjedisi do të ketë ajër të kondicionuar ndaj nëse ky element mund të jetë shqetësues për ju, lutemi të merrni veshjet e përshtatshme.

Jo. Për të respektuar të drejtat intelektuale dhe të autorit, nuk është e lejuar që ky event apo pjesë të tij të regjistrohen. Nga ana tjetër juve mund të përdorni lirisht përmbajtjen e materialeve që ju vihen në dispozicion thjesht duke bërë referencën përkatëse se nga e keni marrë.

Ne do të dëshironim që ju të ishit pjesëmarrës në këtë event, por nëse do të ndodhë që fatkeqësisht do ta keni të pamundur të vini, bileta juaj mund t’i transferohet dikujt tjetër.

Bileta për këtë event nuk mund të transferohet për ndonjë event të ardhshëm.

Në momentin që blini biletën tuaj për këtë event ne ju garantojmë vendin tuaj, duke refuzuar kërkesa prej personave të tjerë. Pra, politika për këtë event është: “BILETAT JANË TË TRANSFERUESHME POR JO TË RIMBURSUESHME.”

Arsyeja kryesore përse biletat nuk janë të rimbursueshme është se, nëpërmjet blerjes së tyre ju do të kontribuoni në një aktivitet bamirësie, i cili do të kryhet me të ardhurat neto që do të realizohen nga ky event.

Për çdo pyetje, lutemi të komunikoni me skuadrën e “Mjeshtëro Biznesin” përmes kontaktit në faqen www.mjeshterobiznesin.com ose në numrin +355 67 303 0300.

Po. Pikërisht fakti që mund të ndërveprohet me Vasilin dhe ekspertët e ftuar e bën këtë event unik në llojin e tij.

Jo, sepse Vasili nuk i ka biznes trajnimet, por pjesë të misionit të tij për të kontribuar në komunitet. Të gjitha të ardhurat e “Mjeshtëro Biznesin” do të shkojnë për bamirësi.