“MJESHTËRO BIZNESIN” 2024
Salla e eventit
Expo City
Autostrada Tiranë – Durrës, kilometri 18 / Harta në vijim
Në brendësi do gjeni detaje për eventin. Lutemi t’i lexoni me kujdes
Data dhe oraret e eventit
Nëse jeton në një vend që ndodhet në një zonë tjetër gjografike (me orë të ndryshme lokale), sugjerojmë të organizosh programin tënd gjatë javës së eventit, që të mundesh t’i përkushtohesh tërësisht eventit.
Më poshtë gjen një grafik të përafërt të orareve ditore. Oraret janë të përafërta dhe çdo ndryshim në orarin e nisjes do komunikohet në fund të ditës së trajnimit
E premte 08 Mars 2024
10.00 – 19.00
E shtunë 09 Mars 2024
08.30 – 19.00
E dielë 10 Mars 2024
08.30 – 19.00
Oraret e mësipërme të trajnimit janë të përafërta. Vasili përkushtohet për standardet më të larta të transmetimit të dijeve dhe këmbëngul që i gjithë materiali të trajtohet i plotë, ndaj edhe oraret mund të ndryshojnë
Regjistrimi
Të gjithë pjesëmarrësit në këtë event DUHET TË REGJISTROHEN. Ditën e parë të eventit (datë 08 Mars 2024) procesi i regjistrimit fillon në orën 09.00. Nisur nga numri i lartë i pjesëmarrësve lutemi të llogarisni të paktën 30 minuta për këtë proces.
Në pikën e regjistrimit ju do të pajiseni me:
- Rrip dore (identifikues) dhe shenjën dalluese (badge) personale;
- Broshurën e trajnimit;
- Mjete shënimi.
Hyrjet për në sallën e trajnimit hapen në orën 09:00. Lutemi të regjistroheni herët në mënyrë që të siguroni një vend të mirë.
Përfituesit e paketës “Gold / VIP” duhet të jenë regjistruar deri në orën 09:30, në mënyrë që të sistemohen (hyjnë) paraprakisht në sallë.
- Mjete shënimi, laps, makinë llogaritëse dhe letër
- Merrni me vete një kopje me shifrat reale të biznesit tënd (bilancit të fundit, numrin e klientëve, vizitat e suksesshëm, xhiro për vizitë, frekuenca), kjo do t’ju ndihmojë të krijoni strategjitë specifike për rritjen e biznesit tuaj. (Këto do t’i shihni vetëmju dhe janë të vlefshme për ushtrimet reale gjatë trajnimit)
Lutemi mbani parasysh se këta elementë janë fakultativë dhe pavarësisht tyre përjetimi juaj i “Mjeshtëro Biznesin” do të jetë fantastik.
Në mënyrë që të marrësh më të mirën nga “Mjeshtëro Biznesin” është e rëndësishme të:
- Vish në kohë.
- Përkushtohesh tërësisht në çdo pjesë të programit.
- Bësh të gjitha ushtrimet dhe ndjekësh udhëzimet e trajnuesit.
Hyrja
Hyrja do bëhet vetëm pas paraqitje së biletës, pajisjes me rripin e dorës (identifikues) dhe shenjën dalluese (badge).
Këto të fundit do t’ju jepen gjatë procesit të regjistrimit. Lutemi t’i mbani rripin e dorës (identifikues) dhe shenjën dalluese (badge) gjatë të tre ditëve të kohëzgjatjes së programit.
Çfarë do të merrni me blerjen e biletës
- Vend ulur në sektorin “Silver”
- Rripin e dorës (identifikues) për sektorin “Silver”
- Shenjën e eventit (badge) për sektorin “Silver”
- Materialet e trajnimit dhe shënimit
- Parkim pa pagesë për automjetin tuaj
- Vend ulur në sektorin “Gold / VIP”
- Rripin e dorës (identifikues) për sektorin “Gold / VIP”
- Shenjën e eventit (badge) për sektorin “Gold / VIP”
- Materialet e trajnimit
- Serinë e botimeve të Agna Leadership Academy (4 libra)
- Parkim pa pagesë për automjetin tuaj
Siguria
Të gjithë pjesëmarrësit duhet të regjistrohen duke paraqitur të gjitha detajet e nevojshme në momentin e regjistrimit dhe, më pas duhet të mbajnë gjatë gjithë kohëzgjatjes së eventit sinjalistikën përkatëse identifikuese (rripin e dorës dhe shenjën dalluese).
- Të gjithë personat dhe çantat e tyre do të kalojnë nëpër kontroll profesional në hyrje të mjediseve të eventit
- Për të garantuar sigurinë dhe një përvojë të këndshme për të gjithë të pranishmit, të gjithë pjesëmarrësit duhet të pajisjen me sinjalistikën identifikuese përkatëse. Këta elementë nuk janë të transferueshëm apo objekt ndryshimi.
- Të gjithë personat, çantat, pakot, veshjet dhe objekte të tjera mund të jenë objekt i vrojtimeve apo kontrolleve të sigurisë gjatë hyrjes, si dhe në mjediset e eventit.
- Organizatorët i rezervojnë vetes të drejtën e mospranimit në mjediset e eventit të personave të pa pajisur me sinjalistikën identifikuese, të vendosur në dispozicion gjatë procesit të regjistrimit të pjesëmarrësve.
- Pjesëmarrësve do t’ju kërkohet të paraqesin një dokument identifikimi me foto, e cila duhet të përkojë me emrin në biletë.
- Armët e çfarëdo lloji apo objekte të ngjashme me to, qoftë edhe armë lodër;
- Bazamente apo këmbaleca për kamera (përfshirë edhe “selfie sticks”, si dhe çdo mjet tjetër që ndihmon në mbajtjen e kamerave/telefonave dhe çdo pajisje tjetër regjistruese);
- Çanta shpine dhe mbajtës të ndryshëm me përmasa më të mëdha se (50x30x30 cm);
- Kafshët e ndryshme shtëpiake apo të egra;
- Lojra të telekomanduar, dronë dhe lodra lëvizëse (me rrota);
- Mbajtëse pijesh prej qelqi;
- Pije alkolike;
- Çdo produkt apo objekt tjetër që organizatorët e cilësojnë si të rrezikshëm apo shqetësues;
- Shitja apo prezantimi për shitje produkteve apo shërbimeve, për të cilat nuk ka kontratë paraprake me organizatorët;
- Shpërndarja e materialeve të printuara apo të regjistruara të çfarëdo natyre qofshin ato;
- Nxitje, demonstrime, fjalime të paautorizuara, ose përdorimi i ndonjë flamuri apo “banner-i” për qëllime komerciale ose për të nxitur njerëzit;
- Fotografimi, video-regjistrimi ose regjistrim i çfarëdo lloji për qëllime komerciale dhe regjistrimi i një pjese apo i të gjithë eventit;
- Kryerja e veprimeve që mund të pengojnë ose ndikojnë negativisht në funksionimin normal të eventit, si dhe veprimet që nuk lejojnë pjesëmarrësit të ndjekin eventin normalisht;
- Ne mund të fotografojmë, filmojmë, regjistrojmë dhe përdorim pa pagesë imazhin dhe/ose zërin e çdo personi që që merr pjesë në event.
Ne rezervojmë të drejtën për të mohuar hyrjen ose për të kërkuar nga një person që të largohet nga eventi, pa rimbursim, përgjegjësi ose kompensim nëse vlerësojmë se kështu është e nevojshme në funksion të sigurisë.
Përkthimi
Për të gjithë pjesëmarrësit që do e kenë të nevojshme, do të ketë përkthim në anglisht.
Për këtë lutemi të na kontaktoni paraprakisht në: info@mjeshterobiznesin.com.
Biletat
Bileta e eventit do tjetë elektronike (e-ticket) dhe do t’ju dërgohet në adresën tuaj email sapo të keni kryer veprimet e pagesës. Lutemi të shënoni saktësisht të dhënat tuaja (emër mbiemër, adresë email). Bileta është e vlefshme për të tre ditët e aktivitetit.
Nëse do blini bileta për një grup personash, jeni të ftuar të kontaktoni me skuadrën e “Mjeshtëro Biznesin”, për të përfituar ofertat në grup. Mund të na kontaktoni përmes faqes së eventit www.mjeshterobiznesin.com ose në numrin +355 67 606 01112.
Nëse biletat janë blerë nga burime të tjera përveç atyre të autorizuara, ato do konsiderohen të pavlefshme.+355 67 606 01112.
Sistemimi i vendeve të ndenjes
Sektori në të cilin mund të qëndroni përcaktohet në biletën tuaj.
Brenda sektorit tuaj jeni i lirë të qëndroni ku të dëshironi.
Regjistrimi dhe hyrja e hershme në sallë ju mundëson sigurimin e një vendi më të përshtatshëm qëndrimi.
Pajisje të rëndësishme për t’u patur me vete
- Veshje të përshtatshme për stinën
- Mjete shënimi
- Shishen e ujit
- Ndonjë snack (meqë oraret e ndërprerjes së eventit mund të jenë të çrregullta – eventi mund të mos ketë pushim për ushqim)
Ushqim dhe pije
Pranë sallës së eventit ka mjedise dhe mundësi të ndryshme ku mund të ushqeheni apo të konsumoni kafe dhe pije joalkolike. Ndërkohë organizatorët kanë mundësuar pajisjen me ujë falas për të gjithë pjesëmarrësit.
Veshja
Programi do të shoqërohet me muzikë, lëvizje dhe ndërveprim. Ju lutemi të zgjidhni një veshje trupi dhe këpucë/atletet të rehatshme e të përshtatshme për stinën. Temperatura e sallës mund të mos jetë konstante.
Filmimi & Regjistrimi
Përdorimi i kamerave dhe i çdo mjeti tjetër regjistrues në sallë dhe gjatë eventit është i ndaluar.
Blerje suvenirësh
Në mjediset e zhvillimit të eventit do të jetë e mundur blerja e suvenirëve të “Mjeshtëro Biznesin” dhe librave të botuar nga Vasili.
Udhëtimi
Për të ardhur në mjediset e zhvillimit të eventit, të gjithë pjesëmarrësit mund të përdorin transportin urban ose mjete të tjera, sipas dëshirës apo mundësisë.
Salla e eventit është 17.2 km (rreth 30 minuta) nga qendra qytetit të Tiranës, rrugën shtetërore SH2.
Ju mund të merrni linja ndërurbane të cilat ndalojnë pranë Expo City, ose të shfrytëzoni linjën e dedikuar të City Park.
Nëse udhëtoni me linja ajrore salla e eventit është nga 11 deri në 14.3 km (19 – 22 minuta) larg Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. Shihni hartën më poshtë.

Parkimi
Në mjediset e Expo City ka hapërsirë të mjaftueshme parkimi falas për rreth 400 automjete.
Hyrjet për personat me aftësi të kufizuara
Në të gjitha mjediset e eventit ka mundësi kalimi për personat me aftësi të kufizuara.
Informacione shtesë për mjedisin e eventi
Për më shumë informacione rreth mjedisin e zhvillimit të eventit mund të vizitoni faqen www.expocity.al.
Kontakte
Për pyetje apo informacione shtesë kontaktoni me skuadrën e “Mjeshtëro Biznesin” përmes faqes së eventit www.mjeshterobiznesin.com ose në numrin +355 67 606 01112.