Ne po sjellim ekskluzivisht për ju një grup ekspertësh të përkushtuar për të ndihmuar sipërmarrësit e rinj apo me eksperiencë, si edhe ata që kanë një aspiratë të tillë.
Vasil Naçi
Folësi kryesor

Vasil Naçi
Folësi kryesor
Sipërmarrës i suksesshëm, autor librash, trajnues motivues, filantrop.
Diplomuar për Financë në Universitetin Bujqësor të Tiranës (1991) dhe Master në Administrim Biznesi (MBA) në Universitetin e New York-ut në Pragë (2007).
Vasil Naçi është një ndër figurat me ndikim të thellë në shoqërinë shqiptare dhe në botën e biznesit. Përgjatë 34 viteve ka themeluar dhe është aksioner në mbi 15 kompani të suksesshme me aktivitet në Shqipëri dhe jashtë saj.
Ai është themelues dhe CEO i Agna Group, kompani lider në sektorin e FMCG në Shqipëri. Më shumë se 1,500 persona janë të punësuar prej kompanive pjesë të portofolit të investimeve të tij.
Përveç karrierës së pasur në sipërmarrje, Vasil Naçi është themelues i “Agna Leadership Academy,” një platformë që synon të shpërndajë njohuri dhe mësime në fushën e lidershipit, menaxhimit, komunikimit, dhe në fusha të tjera të biznesit.
Përvoja dhe njohuritë e tij janë konsoliduar në 10 libra që trajtojnë temat kryesore të suksesit në biznes dhe jetën personale, si: “Arti i negocimit”; “Sjellja e pëlqyeshme & Mençuria në komunikim”; “Rruga jonë - rruga e suksesit në biznes”; “Vlerat bazë & Bindjet për sukses”; “Si të bëhesh profesionist në shitje”; “Komunikimi & Puna në skuadër”; “Menaxhimi i kohës & Vetëdisiplina”; “Mendimi pozitiv & Vetëbesimi”; “Roli i marketingut & Kreativiteti”; dhe “Ligjet e suksesit & Burimet njerëzore”.
Pas 34 vitesh përvojë në biznes, por edhe investimi të pareshtur në njohuri, me besimin e patundur tek rëndësia e të qenit nxënës i përjetshëm çdo ditë dhe prej kujtdo, e kryesisht prej mësuesve më të mirë rajonalë e botërorë, Vasil Naçi ka zgjedhur të kontribuojë dhe ndajë me komunitetin eksperiencën dhe mësimet e tij në biznes dhe në jetë, si mënyra më e çmuar dhe me rezultat afatgjatë për suksesin e çdo individi dhe organizate. Për këtë, që prej vitit 2016 ka krijuar dhe zhvillon çdo vit event-trajnimin motivues më të madh në rajon “Rruga Drejt Suksesit” dhe në 2021 startoi event-trajnimin dedikuar suksesit në biznes “Mjeshtëro Biznesin”. Të ardhurat nga këto dy evente shkojnë për bamirësi.
Më shumë se 22,000 persona janë trajnuar përmes këtyre programeve dedikuar suksesit në jetë dhe në biznes. Me një vizion të qartë për të ndikuar pozitivisht në shoqëri, Vasil Naçi është një shembull frymëzimi i arritjes personale dhe kontributit të vazhdueshëm në komunitet.
Dr. Ahmet Shala
Lidershipi Transformues & Menaxhimi

Dr. Ahmet Shala
Lidershipi Transformues & Menaxhimi
Ekonomist, Sipërmarrës dhe Lider Akademik
Dr. Ahmet Shala është një personalitet i njohur në fushën e ekonomisë, sipërmarrjes dhe akademisë. Ai e filloi karrierën pas diplomimit në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1985, duke punuar në Trepça, ku avancoi shpejt në pozita udhëheqëse. Gjatë kësaj periudhe, kreu specializime në biznesin ndërkombëtar në Londër.
Në vitin 1988, u bë pedagog në Universitetin e Prishtinës dhe më pas në Universitetin e Tetovës. Ndërkohë, ai ishte një ndër sipërmarrësit e parë në Kosovë që themeloi biznese në fushën e tregtisë, prodhimit dhe arsimit gjatë fillimit të viteve '90. Pavarësisht kushteve të okupimit, ai përfundoi studimet master në vitin 1995 dhe vazhdoi me doktoraturën në Universitetin e Prishtinës, si dhe në Spanjë dhe Suedi.
Në vitin 1999, Shala u rikthye në Kosovë për të kontribuar në rindërtimin e vendit pas çlirimit. Ai mbajti pozita udhëheqëse në Bashkimin Evropian në Kosovë nga viti 2000 deri në 2007, duke ndihmuar në transformimin e ekonomisë kosovare.
Në janar të vitit 2008, Z. Shala u emërua Ministër i Ekonomisë dhe Financave në Qeverinë e Republikës së Kosovës, e cila shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008. Gjatë mandatit të tij (2008–2011), ai, së bashku me ekipin e tij, udhëhoqi reforma të rëndësishme fiskale dhe legjislative, siguroi anëtarësimin e Kosovës në Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, si dhe ishte bashkë-kryesues i Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve, në Bruksel, ku u siguruan mbi 1.2 miliardë euro ndihma për Kosovën.
Në vitin 2012, Shala u emërua Ambasador i Kosovës në Japoni dhe deri në vitin 2015. Pas kësaj periudhe, ai u rikthye në akademi, duke ligjëruar në universitete të njohura amerikane si James Madison University (JMU), Christopher Newport University (CNU) dhe Eastern Mennonite University (EMU). Dr. Shala është një folës i kërkuar në konferenca ndërkombëtare dhe ka mbajtur ligjërata në institucione prestigjioze si Harvard, London School of Economics, University of Birmingham, etj., si dhe është anëtar i bordeve dhe forumeve të njohura ndërkombëtare.
Dr. Shala mban titullin Doktor i Shkencave Organizative dhe të Lidershipit nga James Madison University dhe është Ambasador Global i këtij universiteti që nga viti 2022.
Prof. Dr. Sherif Bundo
Financa & Fuqia e Analizave Financiare

Prof. Dr. Sherif Bundo
Financa & Fuqia e Analizave Financiare
Sherif BUNDO
Lindur Përmet, 15 tetor 1956
Profesor i Financave në Universitetin e Tiranës
Profesor i Ftuar i Financave dhe Kontabilitetit Financiar në Universitetin e Poitiers (Puatje) FRANCE
Diplomuar për Kontabilitet në Universitetin e Tiranës, në vitin 1980, me rezultate të shkëlqyera.
Kam punuar tre vjet ekonomist në Bankë, pastaj tre vjet Drejtor i Degës së Bankës Bujqësore Skrapar.
Pesë vjet Drejtor i Financës dhe Kontabilitetit në Ndërmarrjen Bujqësore Skrapar, me 5200 punonjës në maksimumin e saj,
Në vitet 1989-1992 pedagog në Fakultetin e Ekonomisë të UT, për Drejtimin Financiar të Ndërmarrjeve
Në vitet 1992-1996 me studime në Universitetin e Poitiers (PUATJE) Francë, në Institutin e Administrimit të Ndërmarrjeve,
Deputet i Përmetit për një vit 1996, dhe Ministër i Turizmit për tre vjet 1998-2001.
Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë së Sigurimeve INSIG për 1,5 vjet,
Nga viti 2001-2021 Profesor në Fakultetin e Ekonomisë, UT, Departamenti Financës, për lëndët: FINANCË, Kontabilitet Financiar, Drejtim Portofoli, Sigurimet (Insurances) dhe FISKALITETE.
Lektor dhe Profesor i ftuar në Institutin e Administrimit të Ndërmarrjeve në Universitetin e Poitiers, Francë që prej 20 vitesh.
Lektor në: Universitetin Publik të Prishtinës, në Universitetin e Shkodres dhe të Korccës.
Diplomë Nderi akorduar nga Qeveria Shqiptare, Diploma Mirënjohja e Universitetit të Shkodrës, Diploma Mirënjohja e Kolegjit Universitar GLOBUS, Prishtinë.
Lektor në: Dhomën e Tregëtisë dhe Industrisë të Tiranës, në Akademinë e AlbTelecom dhe te kompania ANTA, TIRANE.
Autor i 32 librave të botuara në Shqipëri dhe në Francë për ekonominë, Financën, Kontabilitetin, Drejtimin e Portofolit, Sigurimet dhe Risigurimet, si dhe Monografi dhe studime.
Autor dhe Drejtues i një Projekti Erasmus Plus KA107, Financuar nga Bashkimi Europian. Deri tani Shqipëria ka përfituar 2,7 milion euro.
President i Shoqatës së Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë që prej vitit 2001, me 6450 anëtarë në të gjithë vëndin.
Ermal Sadiku
Inovacioni & Transformimi Dixhital

Ermal Sadiku
Inovacioni & Transformimi Dixhital
Ermali është sipërmarrës me shumë përvojë në fushën e teknologjisë. Ai bashkëthemeloi dhe aktualisht është CEO i kompanisë LinkPlus IT , kompani e cila është zhvilluar në një ndër më të mëdhatë në zhvillimin e softuerit në Kosovë, vlerësuar me medalje edhe nga Zyra e Presidencës së Republikës së Kosovës.
Përgjatë 15 viteve ka themeluar dhe shitur me sukses kompani si ZagApps, Datalab Kosova dhe EVAcc, sikurse ka kontribuar në industritë ajrore në SHBA, të telekomunikacionit në Kanada, automobilistike në Gjenrmani dhe me kompani si Assecco, TIG.
Ermali ka diplomë Master nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Offenburg, Gjermani dhe, ka investuar në akademitë më të suksesshme në Kosovë, CodersLab dhe SaaS. Lekton në Kolegjin “Universum” dhe është kryetar bordi në STIKK (Shoqata e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit Kosovë) and anëtar bordi në KAEF (Fondi Edkimit Amerikan-Kosovar). Ai ka një përkushtim të vecantë edhe në projekte që synojnë zhvillimin e talenteve.
Dr. Alma Bici
Marketingu & Brandi

Dr. Alma Bici
Marketingu & Brandi
Dr. Alma Bici është Drejtoreshë e Marketingut dhe PR në Agna Group. Si eksperte marketingu, ajo ka më shumë se 19 vjet eksperiencë në biznes dhe 16 vjet experiencë në botën akademike. Ka përvojë të gjatë në ndërtimin dhe menaxhimin strategjik të brandeve përmes ndjekjes së trendeve të biznesit, kuptimit dhe analizimit të sjelljes konsumatore dhe kanaleve të marketingut dhe ndërtimit të strategjive 360 gradë të komunimimit.
Alma Bici ka doktoraturë në marketing nga Universiteti i Bradfordit, Shkolla e Menaxhmit (2019), pjesë e një grupi elitar të shkollave të biznesit në botë me ‘akreditim të trefishtë’ - AACSB, AMBA and EQUIS. Eshtë specializuar në komunikim strategjik në Universitetin e Leicesterit , UK (Master i Shkencave, 2003), me bursën Chevening. Specializuar në Digital Marketing në Said Business School, Universiteti i Oksfordit, UK, 2021.
Prej vitit 2005 Dr. Alma Bici ka lektuar pranë Universtitetit të New Yorkut në Tiranë, në programet universitare dhe MBA lëndët: Menaxhimi i Marketingut, Sjellja Konsumatore, Marrëdhëniet me Publikun, Marketing Ndërkombëtar dhe Kërkim Marketingu. Prej vitit 2023 është pjesë e stafit ndërkombëtar të De Montfort University në Almaty, Kazakhstan.
Alma është bashkëautore e 4 librave në Agna Leadership Academy.
Arti Marko
Shitja & Mjetet e optimizimit të saj

Arti Marko
Shitja & Mjetet e optimizimit të saj
Drejtor Komercial i Agna Group
Si Drejtor Komercial i Agna Group dhe njohës shumë i mirë i botës së shitjeve, Arti sjell një përvojë mbi 27 vjeçare që nga shitja dhe menaxhimi i brandeve, zbulimin, studimi i tregjeve dhe negociatat strategjike, tek drejtimi i divizioneve dhe kompanive të ndryshme në industrinë e produkteve të konsumit të shpejtë.
I diplomuar për ekonomi në universitetin “Fan Noli” Korçë, vijoi studimet pasuniversitare MBA në universitetin New York të Pragës, Çeki, ndjekur këto studime edhe nga trajnime dhe kurse të ndryshme në fushat e biznesit.
Arti ka skalitur aftësitë e tij shumë të mira të komunikimit dhe lektimit jo vetëm përmes negociatave dhe si drejtues shitje, por edhe falë lektimit në trajnime, konferenca dhe si lektor në Agna Leadership Academy.
NXITONI! PËRFITONI NGA OFERTA!
“Mjeshtëro Biznesin” është një program që të fuqizon të kesh një kontroll më të mirë mbi biznesin tënd, të rrisësh ndjeshëm fitimet, të rritësh biznesin në mënyrë të qëndrueshme dhe të bëhesh Zot i kohës dhe jetës tënde. Gjithçka do të ndodhë me ndihmën e disa ekspertëve nga më të mirët në biznes, inovacion, shitje, marketing, financë, transformim dixhital dhe lidership, në vetëm katër ditë. Kjo është një mundësi që NUK DUHET HUMBUR! JEPI NJË SHTYSË EKSPONENCIALE BIZNESIT TËND!