
Dritan Mezini
Sipërmarrës, CEO i “DM Consulting”, MBA WIU dhe DeVry UCH, SH.B.A.
Dritan Mezini është sipërmarrës, themelues dhe drejtor ekzekutiv i kompanisë “DM Consulting Services” në Shqipëri dhe Kosovë, bashkë-themelues i portalit online të punës dhe karrierës duapune.com. Me një përvojë të pasur mbi 27 vjet, Z. Dritan Mezini sjell ekspertizë të plotë në fushën e sipërmarrjes, transformimit dixhital, të tregtisë elektronike, menaxhimit të projekteve, si dhe të burimeve njerëzore.
I diplomuar nga Universiteti i Tiranës në degën e Informatikës, ai gjithashtu mban dy diploma Master – në Administrim Biznesi me përqendrim në Menaxhimin e Sistemeve të Informacionit nga Universiteti i Illinoisit Perëndimor (WIU) në Macomb, IL, SHBA dhe në Menaxhimin e Projekteve nga Keller Graduate School of Managment, në DeVry University of Chicago, IL, SHBA.
Dritani ka eksperiencë në disa drejtime në fushën e transformimit dixhital dhe inovacionit, si sipërmarrës, si konsulent në sektorin privat dhe publik, si trajner, si drejtues i shoqatës së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, si themelues i një startup siç ështe portali duapune.com, si anëtar i disa grupeve të punës pranë EU-së për teknologji moderne dhe më gjerë.
Dritan është një anëtar aktiv i disa shoqatave profesionale dhe të biznesit. Ai është alumni i programit të shkëmbimit Fulbright dhe ILVP, mban pozicionin e Drejtorit Ekzekutiv të Shoqatës së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të Shqipërisë (AITA), anëtar bordi i Shoqatës të Konsulentëve, anëtar Bordi i Protik, Kryetar Bordi i shkollës së mesme profesionale “Gjergj Canco”, si dhe trajner pranë disa akademive aktive në vend.
Dritan Mezini është folës publik dhe trajner i spikatur në fushën e përdorimit të teknologjisë për një biznes të sukseshëm, si brenda ashtu dhe jashtë vendit.