“MJESHTËRO BIZNESIN” 2024

Salla e eventit

Expo City

Autostrada Tiranë – Durrës, kilometri 18 / Harta në vijim

Në brendësi do gjeni detaje për eventin. Lutemi t’i lexoni me kujdes

Data dhe oraret e eventit

Nëse jeton në një vend që ndodhet në një zonë tjetër gjografike (me orë të ndryshme lokale), sugjerojmë të organizosh programin tënd gjatë javës së eventit, që të mundesh t’i përkushtohesh tërësisht eventit.

Më poshtë gjen një grafik të përafërt të orareve ditore. Oraret janë të përafërta dhe çdo ndryshim në orarin e nisjes do komunikohet në fund të ditës së trajnimit

09:00 – 19:00 12 Prill 2024

09:00 – 19:00 13 Prill 2024

09:00 – 19:00 14 Prill 2024

Oraret e mësipërme të trajnimit janë të përafërta. Vasili përkushtohet për standardet më të larta të transmetimit të dijeve dhe këmbëngul që i gjithë materiali të trajtohet i plotë, ndaj edhe oraret mund të ndryshojnë

Regjistrimi

Të gjithë pjesëmarrësit në këtë event DUHET TË REGJISTROHEN. Ditën e parë të eventit (datë 12 Prill 2024) procesi i regjistrimit fillon në orën 08.00. Nisur nga numri i lartë i pjesëmarrësve lutemi të llogarisni të paktën 30 minuta për këtë proces.

Në pikën e regjistrimit ju do të pajiseni me:

  • Rrip dore (identifikues) dhe shenjën dalluese (badge) personale;
  • Broshurën e trajnimit;
  • Mjete shënimi.

Hyrjet për në sallën e trajnimit hapen në orën 08:45. Lutemi të regjistroheni herët në mënyrë që të siguroni një vend të mirë.

Përfituesit e paketës “Gold / VIP” duhet të jenë regjistruar deri në orën 08:30, në mënyrë që të sistemohen (hyjnë) paraprakisht në sallë.

Hyrja

Hyrja do bëhet vetëm pas paraqitje së biletës, pajisjes me rripin e dorës (identifikues) dhe shenjën dalluese (badge).

Këto të fundit do t’ju jepen gjatë procesit të regjistrimit. Lutemi t’i mbani rripin e dorës (identifikues) dhe shenjën dalluese (badge) gjatë të tre ditëve të kohëzgjatjes së programit.

Çfarë do të merrni me blerjen e biletës

Siguria

Të gjithë pjesëmarrësit duhet të regjistrohen duke paraqitur të gjitha detajet e nevojshme në momentin e regjistrimit dhe, më pas duhet të mbajnë gjatë gjithë kohëzgjatjes së eventit sinjalistikën përkatëse identifikuese (rripin e dorës dhe shenjën dalluese).

Ne rezervojmë të drejtën për të mohuar hyrjen ose për të kërkuar nga një person që të largohet nga eventi, pa rimbursim, përgjegjësi ose kompensim nëse vlerësojmë se kështu është e nevojshme në funksion të sigurisë.

Përkthimi

Për të gjithë pjesëmarrësit që do e kenë të nevojshme, do të ketë përkthim në anglisht.

Për këtë lutemi të na kontaktoni paraprakisht në: [email protected].

Biletat

Bileta e eventit do tjetë elektronike (e-ticket) dhe do t’ju dërgohet në adresën tuaj email sapo të keni kryer veprimet e pagesës. Lutemi të shënoni saktësisht të dhënat tuaja (emër mbiemër, adresë email). Bileta është e vlefshme për të tre ditët e aktivitetit.

Nëse do blini bileta për një grup personash, jeni të ftuar të kontaktoni me skuadrën e “Mjeshtëro Biznesin”, për të përfituar ofertat në grup. Mund të na kontaktoni përmes faqes së eventit www.mjeshterobiznesin.com ose në numrin +355 67 303 0300.

Nëse biletat janë blerë nga burime të tjera përveç atyre të autorizuara, ato do konsiderohen të pavlefshme.+355 67 303 0300.

Sistemimi i vendeve të ndenjes

Sektori në të cilin mund të qëndroni përcaktohet në biletën tuaj.

Brenda sektorit tuaj jeni i lirë të qëndroni ku të dëshironi.

Regjistrimi  dhe hyrja e hershme në sallë ju mundëson sigurimin e një vendi më të përshtatshëm qëndrimi.

Pajisje të rëndësishme për t’u patur me vete

  1. Veshje të përshtatshme për stinën
  2. Mjete shënimi
  3. Shishen e ujit
  4. Ndonjë snack (meqë oraret e ndërprerjes së eventit mund të jenë të çrregullta – eventi mund të mos ketë pushim për ushqim)

Ushqim dhe pije

Pranë sallës së eventit ka mjedise dhe mundësi të ndryshme ku mund të ushqeheni apo të konsumoni kafe dhe pije joalkolike. Ndërkohë organizatorët kanë mundësuar pajisjen me ujë falas për të gjithë pjesëmarrësit.

Veshja

Programi do të shoqërohet me muzikë, lëvizje dhe ndërveprim. Ju lutemi të zgjidhni një veshje trupi dhe këpucë/atletet të rehatshme e të përshtatshme për stinën. Temperatura e sallës mund të mos jetë konstante.

Filmimi & Regjistrimi

Përdorimi i kamerave dhe i çdo mjeti tjetër regjistrues në sallë dhe gjatë eventit është i ndaluar.

Blerje suvenirësh

Në mjediset e zhvillimit të eventit do të jetë e mundur blerja e suvenirëve të “Mjeshtëro Biznesin” dhe librave të botuar nga Vasili.

Udhëtimi

Për të ardhur në mjediset e zhvillimit të eventit, të gjithë pjesëmarrësit mund të përdorin transportin urban ose mjete të tjera, sipas dëshirës apo mundësisë.

Parkimi

Në mjediset e Expo City ka hapërsirë të mjaftueshme parkimi falas për rreth 400 automjete.

Hyrjet për personat me aftësi të kufizuara

Në të gjitha mjediset e eventit ka mundësi kalimi për personat me aftësi të kufizuara.

Informacione shtesë për mjedisin e eventi

Për më shumë informacione rreth mjedisin e zhvillimit të eventit mund të vizitoni faqen www.expocity.al.

Kontakte

Për pyetje apo informacione shtesë kontaktoni me skuadrën e “Mjeshtëro Biznesin” përmes faqes së eventit www.mjeshterobiznesin.com ose në numrin +355 67 303 0300.