Prof. Dr. Rezarta Shkurti (Perri)
Rezarta Shkurti (Perri), është pedagoge në Departamentin e Kontabilitetit pranë Fakultetit të Ekonomisë së Universitetit të Tiranës..
Rezarta është bashkë-autore e teksteve universitare, sikurse ka botime dhe kontribute të shumta nëpërmjet referimeve në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare si edhe nëpërmjet botimeve në revistat shkencore të njohura ndërkombëtare me faktor impakti si WSEAS, JISOM, JOPAFL, CEA Journal of Economics, REJ dhe SBE.
Që nga dhjetori 2011 është anëtare e Bordit Këshillues të Revistës Shkencore AFHRJ botuar nga MODAV në Turqi dhe prej vitit 2020 anëtare e Komitetit Shkencor të Universal Journal of Accounting and Finance, Horizon Publishings.
Në kuadrin e projekteve Erasmus + Rezarta ka dhënë mësim në Universitetin e Tuscia, Poitiers, Torino, si dhe është specializuar në universitete si: Nebraska, London School of Economics, Staffordshire, Eberswalde.
Ndër vite Rezarta ka kontribuar si anëtare e Komitetit të Auditimit të Brendshëm në Ministrinë e Financave, eksperte në Agjensinë e Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë, anëtare e projekteve Horizon 2020 dhe COST dhe si konsulente për sipërmarrje të ndryshme.