
Prof. Dr. Sherif Bundo
Doktor i shkencave prej vitit 1991 dhe Profesor prej vitit 1999. Autor librash dhe trajnues rreth temave ekonomike. Kryetar i Shoqatës së Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë.
Sjell një kombinim unik 42 vjeçar të ekspertizës së shkëlqyer akademike me përvojën e drejtpërdejtë në prakikat e biznesit, si Drejtor Finance dhe si Drejtor i pergjithshëm.
I diplomuar për Kontabilitet në Universitetin e Tiranës, vazhdoi studimet pasuniversitare (MBA) në Universitetin e Poitiers (PUATJE) Francë, në Institutin e Administrimit të Ndërmarrjeve.
Karrierës së tij 32 vjeçare akademike e nisur si pedagog e më pas si profesor në Fakultetin e Ekonomisë të UT, për Drejtimin Financiar të Ndërmarrjeve dhe si profesor për mbi 22 vjet në Universitetin e Poitiers (Puatje), Francë, i shtohen edhe lektimet e shumta në universitetet e Prishtinës, Shkodrës, Korçës, si dhe në institucione të ndryshme vendase.
Kontributi i tij akademik ndërthuret ngushtësisht me përvojën e gjatë në punë duke filluar si ekonomist, e më pas drejtues në sektorin bankar, në ndërmarrje dhe institucione të ndryshme, deputet, ministër i turizmit, e deri tek drejtimi i Shoqatës së Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë, si dhe i Projektit Erasmus Plus KA107, financuar nga Bashkimi Europian.
Prof. Sherifi është autor i 32 librave ekonomikë të botuara në Shqipëri dhe në Francë për ekonominë, si dhe është vlerësuar me diploma të ndryshme nga qeveria shqiptare dhe universitete të ndryshme.